Sahihu i Buhariut — Hadithi 1679

98. Nënkapitulli: Ai që i lejon pjesëtarët e dobët të familjes të largohen prej Muzdelifes gjatë natës; qëndrojnë në Muzdelife e bëjnë dua, pastaj largohen kur të perëndojë hëna

1679. Nga: Esma bint Ebu Bekri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ibn Xhurejxhi se Abdullahu, i çrobëruari i Esmës, tregon se Esma (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u ndal në Muzdelife, në natën e Bajramit, u fal një copë herë, pastaj pyeti:

- O djalosh, a perëndoi hëna?

- Jo, - i thashë. Pastaj vazhdoi të falej edhe një copë herë dhe pyeti:

- O djalosh, a perëndoi hëna?

- Po, - i thashë.

- Atëherë, të shkojmë, - tha ajo.

U nisëm dhe shkuam te xhemra, ku i gjuajti guralecët dhe u kthye në tendën e saj për ta falur sabahun. I thashë: “Oj hallë! Më duket se u nisëm shumë herët (në errësirën e natës).” Ajo tha: “O djalosh, i Dërguari i Allahut ﷺ e ka lejuar këtë për gratë që kanë nevojë apo që barteshin me kabina.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1679

Fjalë të panjohura?