Is'hak Vasitiu na ka thënë: Na ka treguar Halidi, e ky nga Shejbaniu se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ ishim në një udhëtim teksa ishte agjërueshëm.” Kur dielli perëndoi, njërit prej nesh i tha: “O filan, ngrihu e na përgatit pak qull (për iftar) .” - O i Dërguari i Allahut, sikur të ngrysej! - ia ktheu ai. - “Zbrit dhe na përgatit qull”, - i tha prapë. - O i Dërguari i Allahut, sikur të ngrysej! - “Zbrit dhe na përgatit qull!” - Dita ende s'ka mbaruar, - tha sërish ai. - “Zbrit dhe na përgatit qull!” - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. Atëherë ai zbriti, u përgatiti pak qull dhe Pejgamberi ﷺ piu. Pastaj tha: “Kur ta shihni natën se vjen prej andej, ka ardhur koha që agjëruesi të bëjë iftar.”
حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ الْوَاسِطِيُّ: حَدَّثَنَا خَالِدٌ، عَنِ الشَّيْبَانِيِّ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي أَوْفَى - رضى الله عنه - قَالَ: كُنَّا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي سَفَرٍ، وَهُوَ صَائِمٌ، فَلَمَّا غَرَبَتِ الشَّمْسُ قَالَ لِبَعْضِ الْقَوْمِ: "يَا فُلاَنُ قُمْ، فَاجْدَحْ لَنَا". فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، لَوْ أَمْسَيْتَ. قَالَ: "انْزِلْ، فَاجْدَحْ لَنَا". قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، فَلَوْ أَمْسَيْتَ. قَالَ: "انْزِلْ، فَاجْدَحْ لَنَا". قَالَ: إِنَّ عَلَيْكَ نَهَارًا. قَالَ: "انْزِلْ، فَاجْدَحْ لَنَا". فَنَزَلَ فَجَدَحَ لَهُمْ، فَشَرِبَ النَّبِيُّ ﷺ ثُمَّ قَالَ: "إِذَا رَأَيْتُمُ اللَّيْلَ قَدْ أَقْبَلَ مِنْ هَا هُنَا، فَقَدْ أَفْطَرَ الصَّائِمُ".