Sahihu i Buhariut — Hadithi 1955

43. Nënkapitulli: Kur i lejohet agjëruesit të bëjë iftar?

Ebu Seid Hudriu ka bërë iftar kur ka perënduar disku i Diellit.

1955. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai

Is'hak Vasitiu na ka thënë: Na ka treguar Halidi, e ky nga Shejbaniu se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ ishim në një udhëtim teksa ishte agjërueshëm.” Kur dielli perëndoi, njërit prej nesh i tha: “O filan, ngrihu e na përgatit pak qull (për iftar).”

- O i Dërguari i Allahut, sikur të ngrysej! - ia ktheu ai.

- “Zbrit dhe na përgatit qull”, - i tha prapë.

- O i Dërguari i Allahut, sikur të ngrysej!

- “Zbrit dhe na përgatit qull!”

- Dita ende s'ka mbaruar, - tha sërish ai.

- “Zbrit dhe na përgatit qull!” - ia ktheu Pejgamberi ﷺ.

Atëherë ai zbriti, u përgatiti pak qull dhe Pejgamberi ﷺ piu. Pastaj tha: “Kur ta shihni natën se vjen prej andej, ka ardhur koha që agjëruesi të bëjë iftar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1955

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?