Sahihu i Buhariut — Hadithi 2191

Shitblerja · Transmetuesi: Sehël ibn Ebu Hathme

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky e ka dëgjuar Bushejrin se Sehël ibn Ebu Hathme tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar shitjen e hurmave të njoma (duke i këmbyer) me të thata, porse ka bërë lehtësime në shitjen e hurmave të pavjela, duke vlerësuar sasinë e tyre përafërsisht, me sy, në mënyrë që blerësi t'i konsumojë të njoma. Njëherë tjetër Sufjani ka thënë: “... përveç hurmave të pavjela, për të cilat ka bërë lehtësim, që pronari t'i shesë duke e vlerësuar sasinë e tyre përafërsisht, me sy, në mënyrë që blerësi t'i konsumojë të njoma.” Sufjani ka thënë: “Kur kam qenë fëmijë, i pata thënë Jahjait: “Banorët e Mekës po thonë se Pejgamberi ﷺ u ka bërë lehtësime në shitblerjen e hurmave të pavjela.” - E çfarë dinë banorët e Mekës (në lidhje me këtë)? - më tha. - Ata e transmetojnë këtë gjë prej Xhabirit, - i thashë dhe heshti. Doja të thosha se Xhabiri është medinas. E kanë pyetur Sufjanin: “A nuk përmendet në këtë transmetim se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitjen e frutave pa iu paraqitur shenjat e pjekjes?” Sufjani tha: “Jo.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ قَالَ: قَالَ يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ: سَمِعْتُ بُشَيْرًا قَالَ: سَمِعْتُ سَهْلَ بْنَ أَبِي حَثْمَةَ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ نَهَى عَنْ بَيْعِ الثَّمَرِ بِالتَّمْرِ، وَرَخَّصَ فِي الْعَرِيَّةِ أَنْ تُبَاعَ بِخَرْصِهَا يَأْكُلُهَا أَهْلُهَا رُطَبًا. وَقَالَ سُفْيَانُ مَرَّةً أُخْرَى: إِلاَّ أَنَّهُ رَخَّصَ فِي الْعَرِيَّةِ يَبِيعُهَا أَهْلُهَا بِخَرْصِهَا، يَأْكُلُونَهَا رُطَبًا. قَالَ: هُوَ سَوَاءٌ. قَالَ سُفْيَانُ: فَقُلْتُ لِيَحْيَى وَأَنَا غُلاَمٌ: إِنَّ أَهْلَ مَكَّةَ يَقُولُونَ: إِنَّ النَّبِيَّ ﷺ رَخَّصَ لَهُمْ فِي بَيْعِ الْعَرَايَا. فَقَالَ: وَمَا يُدْرِي أَهْلَ مَكَّةَ؟ قُلْتُ: إِنَّهُمْ يَرْوُونَهُ عَنْ جَابِرٍ. فَسَكَتَ. قَالَ سُفْيَانُ: إِنَّمَا أَرَدْتُ أَنَّ جَابِرًا مِنْ أَهْلِ الْمَدِينَةِ. قِيلَ لِسُفْيَانَ: أَلَيْسَ فِيهِ: نَهَى عَنْ بَيْعِ الثَّمَرِ حَتَّى يَبْدُوَ صَلاَحُهُ؟ قَالَ: لاَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2191