Sahihu i Buhariut — Hadithi 2501

Ortakëria · Transmetuesi: Abdullah ibn Hishami

Shqip

2501, 2502 - Esbeg ibn Feraxhi na ka thënë: Më ka rrëfyer Abdullah ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Seidi, e ky nga Zuhre ibn Mabedi se gjyshi i tij Abdullah ibn Hishami, - i cili e ka parë Pejgamberin ﷺ, - tregon se nëna e tij, Zejnebe bint Humejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e kishte çuar tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i kishte thënë: - O i Dërguari i Allahut, le të të besatohet ky djalë. - “Ende është i vogël”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ dhe ia përkëdheli kokën e bëri dua për të. Zuhre ibn Mabedi tregon se dilte me gjyshin e vet, Abdullah ibn Hishamin, në treg për të blerë ushqim. Kur atë e takonin Ibn Omeri dhe Ibn Zubejri, i thoshin: “Bëhu ortak me ne, sepse Pejgamberi ﷺ ka bërë dua për ty (që të jesh) me bereqet.” Kështu, ai bëhej ortak me ta. Kishte raste kur në tregti fitonte një deve, përfshirë barrën e saj, dhe e dërgonte në shtëpi.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَصْبَغُ بْنُ الْفَرَجِ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ وَهْبٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي سَعِيدٌ، عَنْ زُهْرَةَ بْنِ مَعْبَدٍ، عَنْ جَدِّهِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ هِشَامٍ - وَكَانَ قَدْ أَدْرَكَ النَّبِيَّ ﷺ - وَذَهَبَتْ بِهِ أُمُّهُ زَيْنَبُ بِنْتُ حُمَيْدٍ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، بَايِعْهُ. فَقَالَ: "هُوَ صَغِيرٌ". فَمَسَحَ رَأْسَهُ وَدَعَا لَهُ. وَعَنْ زُهْرَةَ بْنِ مَعْبَدٍ، أَنَّهُ كَانَ يَخْرُجُ بِهِ جَدُّهُ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ هِشَامٍ إِلَى السُّوقِ فَيَشْتَرِي الطَّعَامَ فَيَلْقَاهُ ابْنُ عُمَرَ وَابْنُ الزُّبَيْرِ - رضى الله عنهم - فَيَقُولاَنِ لَهُ: أَشْرِكْنَا، فَإِنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَدْ دَعَا لَكَ بِالْبَرَكَةِ فَيَشْرَكُهُمْ، فَرُبَّمَا أَصَابَ الرَّاحِلَةَ كَمَا هِيَ، فَيَبْعَثُ بِهَا إِلَى الْمَنْزِلِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2501