Sahihu i Buhariut — Hadithi 2618

Dhurata, vlera e saj dhe nxitja për dhurim · Transmetuesi: Abdurrahman ibn Ebu Bekri

Shqip

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Muëtemir ibn Sulejmani, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Othmani se Abdurrahman ibn Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ishim me Pejgamberin ﷺ (në një udhëtim) përafërsisht njëqind e tridhjetë persona. Pejgamberi ﷺ pyeti: “A ka dikush ushqim?” Kështu, një burrë kishte përafërsisht një saë ushqim, të cilin e gatuan. Më pas erdhi një burrë idhujtar flokëshprishur e i gjatë, duke i grahur një kopeje delesh, të cilit Pejgamberi ﷺ i tha: - “A po na shet apo po na jep?” - ose ka thënë: “... apo po na e dhuron?” - Jo, po jua shes, - iu përgjigj bariu. Atëherë Pejgamberi ﷺ bleu prej tij një dele, të cilën e përgatitën dhe urdhëroi që mushkëritë të piqen. Betohem në Allahun se, nga njëqind e tridhjetë personat, asnjë nuk mbeti pa i ndarë Pejgamberi ﷺ një pjesë nga mushkëritë. Atyre që ishin të pranishëm, ua jepte menjëherë, e atyre që mungonin, ua ruante. Mishin e deles e vendosi në dy tepsi, nga të cilat hëngrën të gjithë dhe u ngopën, madje edhe teproi. Tepricën e morëm me vete në deve.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا الْمُعْتَمِرُ بْنُ سُلَيْمَانَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي عُثْمَانَ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ أَبِي بَكْرٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: كُنَّا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ ثَلاَثِينَ وَمِائَةً فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "هَلْ مَعَ أَحَدٍ مِنْكُمْ طَعَامٌ؟" فَإِذَا مَعَ رَجُلٍ صَاعٌ مِنْ طَعَامٍ أَوْ نَحْوُهُ، فَعُجِنَ ثُمَّ جَاءَ رَجُلٌ مُشْرِكٌ مُشْعَانٌّ طَوِيلٌ بِغَنَمٍ يَسُوقُهَا، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "بَيْعًا أَمْ عَطِيَّةً؟ ـ أَوْ قَالَ - أَمْ هِبَةً؟" قَالَ: لاَ، بَلْ بَيْعٌ. فَاشْتَرَى مِنْهُ شَاةً، فَصُنِعَتْ وَأَمَرَ النَّبِيُّ ﷺ بِسَوَادِ الْبَطْنِ أَنْ يُشْوَى. وَايْمُ اللَّهِ مَا فِي الثَّلاَثِينَ وَالْمِائَةِ إِلاَّ قَدْ حَزَّ النَّبِيُّ ﷺ لَهُ حُزَّةً مِنْ سَوَادِ بَطْنِهَا، إِنْ كَانَ شَاهِدًا أَعْطَاهَا إِيَّاهُ، وَإِنْ كَانَ غَائِبًا خَبَأَ لَهُ، فَجَعَلَ مِنْهَا قَصْعَتَيْنِ، فَأَكَلُوا أَجْمَعُونَ، وَشَبِعْنَا، فَفَضَلَتِ الْقَصْعَتَانِ، فَحَمَلْنَاهُ عَلَى الْبَعِيرِ. أَوْ كَمَا قَالَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2618