Sahihu i Buhariut — Hadithi 278

Gusli · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Is'hak ibn Nasri na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemam ibn Munebihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Benu israilët e kanë pasur zakon që të zhveshur të laheshin duke parë kështu njëri-tjetrin, kurse Musai ﷺ pastrohej i vetëm. Thanë: “Betohemi në Allahun se Musai nuk po lahet së bashku me ne sepse është me të meta (në organet gjenitale) .” Një ditë, kur Musai shkoi të lahej, e vendosi rrobën e vet në një gur dhe guri filloi të ikë së bashku me rrobën e tij. Musai filloi të vrapojë pas tij duke thirrur: “Rrobën time, o gur! Rrobën time, o gur!” - derisa benu israilët e panë Musain dhe thanë: “Betohemi në Allahun se Musai nuk paska asnjë mangësi.” Pasi e kapi gurin, Musai e mori rrobën e tij dhe filloi ta godasë gurin.” Ebu Hurejra thotë: “Betohem në Allahun se në atë gur kishte shenja të atyre gjashtë-shtatë goditjeve.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ نَصْرٍ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّزَّاقِ، عَنْ مَعْمَرٍ، عَنْ هَمَّامِ بْنِ مُنَبِّهٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: ‏ "‏‏ كَانَتْ بَنُو إِسْرَائِيلَ يَغْتَسِلُونَ عُرَاةً، يَنْظُرُ بَعْضُهُمْ إِلَى بَعْضٍ، وَكَانَ مُوسَى يَغْتَسِلُ وَحْدَهُ، فَقَالُوا: وَاللَّهِ مَا يَمْنَعُ مُوسَى أَنْ يَغْتَسِلَ مَعَنَا إِلاَّ أَنَّهُ آدَرُ. فَذَهَبَ مَرَّةً يَغْتَسِلُ، فَوَضَعَ ثَوْبَهُ عَلَى حَجَرٍ، فَفَرَّ الْحَجَرُ بِثَوْبِهِ، فَجَمَحَ مُوسَى فِي إِثْرِهِ يَقُولُ: ثَوْبِي يَا حَجَرُ‏!‏ ثَوْبِي يَا حَجَرُ‏! حَتَّى نَظَرَتْ بَنُو إِسْرَائِيلَ إِلَى مُوسَى، فَقَالُوا وَاللَّهِ مَا بِمُوسَى مِنْ بَأْسٍ‏.‏ وَأَخَذَ ثَوْبَهُ، فَطَفِقَ بِالْحَجَرِ ضَرْبًا‏"‏‏‏.‏ ‏ فَقَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ: وَاللَّهِ إِنَّهُ لَنَدَبٌ بِالْحَجَرِ سِتَّةٌ أَوْ سَبْعَةٌ ضَرْبًا بِالْحَجَرِ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/278