Ibn Kethiri transmeton nga Sufjani, e ky nga babai i tij, e ky nga Ibn Ebu Numi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Aliu i dërgoi Pejgamberit ﷺ pak ar, të cilin Pejgamberi ﷺ ua ndau katër personave: “Akra ibn Habis Handhaliut nga fisi muxhashi, Ujejne ibn Bedër Fezariut, Zejd Taiut nga fisi benu nebhan dhe Alkame ibn Ulathe Amiriut nga fisi benu kilab. Kurejshët dhe ensarët u hidhëruan dhe thanë: “Po u jep prijësve të banorëve të Nexhdit, ndërsa ne po na lë?” Pejgamberi ﷺ u tha: “Po ua përfitoj zemrat.” Një njeri me sy të gropuar, me ballë e mollëza të dala, mjekërdendur dhe flokërruar, erdhi dhe tha: “Kije frikë Allahun, o Muhamed!” Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “E kush do t'i bindet Allahut, nëse unë nuk i bindem? Allahu po m'i beson banorët e Tokës, ndërsa ju nuk po më besoni (për këto pasuri) ?” Dikush i kërkoi leje për ta vrarë, - kujtoj se ka qenë Halid ibn Velidi, - por Pejgamberi ﷺ e ndali. Kur burri në fjalë shkoi, Pejgamberi ﷺ tha: “Pasardhësit e këtij, - ose ka thënë: trashëgimtarët e këtij, - janë njerëz që e lexojnë Kuranin, por (ky lexim) nuk arrin të kalojë përtej fytit të tyre. Dalin prej fesë ashtu siç del shigjeta anë e përtej gjahut, i vrasin muslimanët, ndërkohë i kursejnë idhujtarët. Nëse jam gjallë, do t'i luftoj për t'i shfarosur siç është shfarosur populli i Adit.”
قَالَ: وَقَالَ ابْنُ كَثِيرٍ عَنْ سُفْيَانَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنِ ابْنِ أَبِي نُعْمٍ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ - رضى الله عنه - قَالَ: بَعَثَ عَلِيٌّ - رضى الله عنه - إِلَى النَّبِيِّ ﷺ بِذُهَيْبَةٍ فَقَسَمَهَا بَيْنَ الأَرْبَعَةِ: الأَقْرَعِ بْنِ حَابِسٍ الْحَنْظَلِيِّ ثُمَّ الْمُجَاشِعِيِّ، وَعُيَيْنَةَ بْنِ بَدْرٍ الْفَزَارِيِّ، وَزَيْدٍ الطَّائِيِّ ثُمَّ أَحَدِ بَنِي نَبْهَانَ، وَعَلْقَمَةَ بْنِ عُلاَثَةَ الْعَامِرِيِّ ثُمَّ أَحَدِ بَنِي كِلاَبٍ، فَغَضِبَتْ قُرَيْشٌ وَالأَنْصَارُ قَالُوا: يُعْطِي صَنَادِيدَ أَهْلِ نَجْدٍ وَيَدَعُنَا؟ قَالَ: "إِنَّمَا أَتَأَلَّفُهُمْ". فَأَقْبَلَ رَجُلٌ غَائِرُ الْعَيْنَيْنِ مُشْرِفُ الْوَجْنَتَيْنِ، نَاتِئُ الْجَبِينِ، كَثُّ اللِّحْيَةِ، مَحْلُوقٌ فَقَالَ: اتَّقِ اللَّهَ يَا مُحَمَّدُ. فَقَالَ: "مَنْ يُطِعِ اللَّهَ إِذَا عَصَيْتُ؟ أَيَأْمَنُنِي اللَّهُ عَلَى أَهْلِ الأَرْضِ فَلاَ تَأْمَنُونِي؟" فَسَأَلَهُ رَجُلٌ قَتْلَهُ - أَحْسِبُهُ خَالِدَ بْنَ الْوَلِيدِ - فَمَنَعَهُ، فَلَمَّا وَلَّى قَالَ: "إِنَّ مِنْ ضِئْضِئِ هَذَا - أَوْ فِي عَقِبِ هَذَا - قَوْمٌ يَقْرَءُونَ الْقُرْآنَ، لاَ يُجَاوِزُ حَنَاجِرَهُمْ، يَمْرُقُونَ مِنَ الدِّينِ مُرُوقَ السَّهْمِ مِنَ الرَّمِيَّةِ، يَقْتُلُونَ أَهْلَ الإِسْلاَمِ، وَيَدَعُونَ أَهْلَ الأَوْثَانِ، لَئِنْ أَنَا أَدْرَكْتُهُمْ لَأَقْتُلَنَّهُمْ قَتْلَ عَادٍ".