Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e ky nga Asimi, e ky nga Ebu Othmani se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ia mësyu Hajberit për ta sulmuar, gjatë rrugës njerëzit arritën në një luginë dhe filluan të bënin tekbire me zë të lartë: “Allahu ekber! Allahu ekber! La ilahe il-lallah!” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Mos e ngrini zërin, sepse nuk po i luteni të shurdhrit a të largëtit. Ju po e lusni Atë që dëgjon dhe është afër. Ai është me ju.” Unë isha pas devesë së të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili, kur më dëgjoi duke thënë: “La havle ve la kuvete ila bilah (S'ka ndryshim e as fuqi, përveçse me Allahun) ”, më tha: - “O Abdullah ibn Kajs!” - Të përgjigjem, o i Dërguari i Allahut, - i thashë. - “A të të tregoj një fjalë që është thesar i Xhenetit?” - më pyeti. - Patjetër, o i Dërguari i Allahut, kurban t'u bëfsha me babë e nënë! - i thashë. - “La havle ve la kuvete ila bilah (S'ka ndryshim e as fuqi, përveçse me Allahun) ”, - tha Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَاحِدِ، عَنْ عَاصِمٍ، عَنْ أَبِي عُثْمَانَ، عَنْ أَبِي مُوسَى الأَشْعَرِيِّ - رضى الله عنه - قَالَ: لَمَّا غَزَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ خَيْبَرَ - أَوْ قَالَ: لَمَّا تَوَجَّهَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ - أَشْرَفَ النَّاسُ عَلَى وَادٍ، فَرَفَعُوا أَصْوَاتَهُمْ بِالتَّكْبِيرِ: اللَّهُ أَكْبَرُ، اللَّهُ أَكْبَرُ، لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "ارْبَعُوا عَلَى أَنْفُسِكُمْ، إِنَّكُمْ لاَ تَدْعُونَ أَصَمَّ وَلاَ غَائِبًا، إِنَّكُمْ تَدْعُونَ سَمِيعًا قَرِيبًا وَهُوَ مَعَكُمْ". وَأَنَا خَلْفَ دَابَّةِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَسَمِعَنِي وَأَنَا أَقُولُ: لاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللَّهِ، فَقَالَ لِي: "يَا عَبْدَ اللَّهِ بْنَ قَيْسٍ". قُلْتُ: لَبَّيْكَ رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: "أَلاَ أَدُلُّكَ عَلَى كَلِمَةٍ مِنْ كَنْزٍ مِنْ كُنُوزِ الْجَنَّةِ؟" قُلْتُ: بَلَى يَا رَسُولَ اللَّهِ، فِدَاكَ أَبِي وَأُمِّي. قَالَ: "لاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللَّهِ".