Sahihu i Buhariut — Hadithi 4202

39. Nënkapitulli: Beteja e Hajberit

4202. Nga: Ebu Musa Eshariu

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e ky nga Asimi, e ky nga Ebu Othmani se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ia mësyu Hajberit për ta sulmuar, gjatë rrugës njerëzit arritën në një luginë dhe filluan të bënin tekbire me zë të lartë: “Allahu ekber! Allahu ekber! La ilahe il-lallah!” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Mos e ngrini zërin, sepse nuk po i luteni të shurdhrit a të largëtit. Ju po e lusni Atë që dëgjon dhe është afër. Ai është me ju.”

Unë isha pas devesë së të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili, kur më dëgjoi duke thënë: “La havle ve la kuvete ila bilah (S'ka ndryshim e as fuqi, përveçse me Allahun)”, më tha:

- “O Abdullah ibn Kajs!”

- Të përgjigjem, o i Dërguari i Allahut, - i thashë.

- “A të të tregoj një fjalë që është thesar i Xhenetit?” - më pyeti.

- Patjetër, o i Dërguari i Allahut, kurban t'u bëfsha me babë e nënë! - i thashë.

- “La havle ve la kuvete ila bilah (S'ka ndryshim e as fuqi, përveçse me Allahun)”, - tha Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4202

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?