Sahihu i Buhariut — Hadithi 4317

Betejat · Transmetuesi: Bera ibn Azibi

Shqip

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe se Ebu Is'haku tregon: “E kam dëgjuar Berain (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kur një pjesëtar i fisit kajs e pyeti: “A keni ikur nga i Dërguari i Allahut ﷺ ditën e Hunejnit?” Berai tha: “Por, i Dërguari i Allahut ﷺ nuk ka ikur. Hevazinët kanë qenë shenjëtarë dhe, kur ne i sulmuam, i mundëm. Atëherë iu vërsulëm presë së luftës, ndërsa ata na pritën me shigjeta. E pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ hipur në mushkën e tij të bardhë, të cilën Ebu Sufjan ibn Harithi po e mbante për freri, ndërsa Pejgamberi ﷺ thoshte: “Unë jam Pejgamberi! Kjo s'është mashtrim.” Israili dhe Zuhejri transmetojnë: “Pejgamberi ﷺ zbriti prej mushkës së tij.”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ: سَمِعَ الْبَرَاءَ - وَسَأَلَهُ رَجُلٌ مِنْ قَيْسٍ -: أَفَرَرْتُمْ عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ يَوْمَ حُنَيْنٍ؟ فَقَالَ: لَكِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ لَمْ يَفِرَّ، كَانَتْ هَوَازِنُ رُمَاةً، وَإِنَّا لَمَّا حَمَلْنَا عَلَيْهِمِ انْكَشَفُوا، فَأَكْبَبْنَا عَلَى الْغَنَائِمِ، فَاسْتُقْبِلْنَا بِالسِّهَامِ، وَلَقَدْ رَأَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ عَلَى بَغْلَتِهِ الْبَيْضَاءِ، وَإِنَّ أَبَا سُفْيَانَ آخِذٌ بِزِمَامِهَا وَهُوَ يَقُولُ: "أَنَا النَّبِيُّ لاَ كَذِبْ". قَالَ إِسْرَائِيلُ وَزُهَيْرٌ: نَزَلَ النَّبِيُّ ﷺ عَنْ بَغْلَتِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4317