Sahihu i Buhariut — Hadithi 4317

55. Nënkapitulli: Ajeti: “Me të vërtetë, Allahu ju ka ndihmuar në shumë vende, si dhe në ditën e (luftës) së Hunejnit kur ju entuziazmoi numri i madh i juaj, por ai numër nuk ju solli dobi, asgjë, toka ju duk e ngushtë, edhe pse është e gjerë, prandaj u zmbrapsët duke vrapuar. Pastaj, Allahu ia dërgoi qetësinë e Tij Pejgamberit të vet dhe besimtarëve dhe e dërgoi ushtrinë, të cilën ju nuk e keni parë, e i dënoi ata që kanë mohuar. Ky është ndëshkimi i mohuesve. E, pas kësaj, Allahu e pranon pendimin për kë të dojë. Allahu është Falës dhe Mëshirues.”

4317. Nga: Bera ibn Azibi

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe se Ebu Is'haku tregon: “E kam dëgjuar Berain (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kur një pjesëtar i fisit kajs e pyeti: “A keni ikur nga i Dërguari i Allahut ﷺ ditën e Hunejnit?” Berai tha: “Por, i Dërguari i Allahut ﷺ nuk ka ikur. Hevazinët kanë qenë shenjëtarë dhe, kur ne i sulmuam, i mundëm. Atëherë iu vërsulëm presë së luftës, ndërsa ata na pritën me shigjeta. E pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ hipur në mushkën e tij të bardhë, të cilën Ebu Sufjan ibn Harithi po e mbante për freri, ndërsa Pejgamberi ﷺ thoshte: “Unë jam Pejgamberi! Kjo s'është mashtrim.”

Israili dhe Zuhejri transmetojnë: “Pejgamberi ﷺ zbriti prej mushkës së tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4317

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?