Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejd ibn Abdullahu, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Teksa po rrija me Pejgamberin ﷺ dhe Bilalin në Xhiëranë, vend mes Mekës dhe Medinës, erdhi një beduin dhe iu drejtua Pejgamberit ﷺ: “A po ma përmbush atë që më pate premtuar?” - “Të përgëzoj!” - i tha Pejgamberi ﷺ. - Shumë shpesh po më thua: “Të përgëzoj”, - i tha. Pejgamberi ﷺ u kthye nga unë dhe Bilali, disi ishte i hidhëruar, dhe tha: “Ai e refuzoi përgëzimin, andaj pranojeni ju.” - E pranuam, - thamë ne. Pastaj Pejgamberi ﷺ kërkoi një enë me ujë, me të cilin i lau duart dhe fytyrën, shpëlau gojën, pastaj na tha: “Pini prej kësaj ene, lani fytyrat dhe gushët tuaja me të dhe përgëzohuni.” Ne dy e morëm enën dhe vepruam siç na tha. Atëherë Umu Seleme, e cila ishte pas perdes, thirri: “Lëreni pak për nënën tuaj.” Kështu, ne i lamë edhe asaj një pjesë të ujit.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْعَلاَءِ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ، عَنْ بُرَيْدِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ، عَنْ أَبِي بُرْدَةَ، عَنْ أَبِي مُوسَى - رضى الله عنه - قَالَ: كُنْتُ عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ وَهُوَ نَازِلٌ بِالْجِعْرَانَةِ بَيْنَ مَكَّةَ وَالْمَدِينَةِ وَمَعَهُ بِلاَلٌ، فَأَتَى النَّبِيَّ ﷺ أَعْرَابِيٌّ فَقَالَ: أَلاَ تُنْجِزُ لِي مَا وَعَدْتَنِي؟ فَقَالَ لَهُ: "أَبْشِرْ". فَقَالَ: قَدْ أَكْثَرْتَ عَلَىَّ مِنْ أَبْشِرْ. فَأَقْبَلَ عَلَى أَبِي مُوسَى وَبِلاَلٍ كَهَيْئَةِ الْغَضْبَانِ فَقَالَ: "رَدَّ الْبُشْرَى فَاقْبَلاَ أَنْتُمَا". قَالاَ: قَبِلْنَا. ثُمَّ دَعَا بِقَدَحٍ فِيهِ مَاءٌ فَغَسَلَ يَدَيْهِ وَوَجْهَهُ فِيهِ، وَمَجَّ فِيهِ، ثُمَّ قَالَ: "اشْرَبَا مِنْهُ، وَأَفْرِغَا عَلَى وُجُوهِكُمَا وَنُحُورِكُمَا، وَأَبْشِرَا". فَأَخَذَا الْقَدَحَ فَفَعَلاَ، فَنَادَتْ أُمُّ سَلَمَةَ مِنْ وَرَاءِ السِّتْرِ أَنْ أَفْضِلاَ لِأُمِّكُمَا. فَأَفْضَلاَ لَهَا مِنْهُ طَائِفَةً.