Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ez'heri, e ky nga Ibn Avniu, e këtë e ka lajmëruar Hisham ibn Zejd ibn Enesi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në Betejën e Hunejnit, fisi havazin u ballafaquan me Pejgamberin ﷺ, i cili ishte me dhjetë mijë ushtarë dhe me të amnistuarit (e Mekës), por u shpartalluan.” Atëherë, Pejgamberi ﷺ thirri: “O ensarë!” - Të përgjigjemi, o i Dërguari i Allahut, dhe jemi të lumtur me ty! Të përgjigjemi duke qenë pranë teje! - thanë ensarët. Pejgamberi ﷺ zbriti dhe tha: “Unë jam rob dhe i Dërguari i Allahut.” Kështu, idhujtarët u shpartalluan. Pejgamberi ﷺ prenë e luftës ua shpërndau të amnistuarve dhe muhaxhirëve, kurse ensarëve nuk u dha asgjë. Si rrjedhojë, disa folën (për këtë). Atëherë, ai i thirri ensarët në tendën e tij dhe u tha: “A jeni të kënaqur që njerëzit të kthehen me dele e me deve, ndërsa ju të ktheheni me të Dërguarin e Allahut ﷺ. Sikur njerëzit të shkonin nga një luginë, kurse ensarët të shkonin nga një grykë, unë do ta zgjidhja grykën e ensarëve.”
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا أَزْهَرُ، عَنِ ابْنِ عَوْنٍ: أَنْبَأَنَا هِشَامُ بْنُ زَيْدِ بْنِ أَنَسٍ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - قَالَ: لَمَّا كَانَ يَوْمَ حُنَيْنٍ الْتَقَى هَوَازِنُ وَمَعَ النَّبِيِّ ﷺ عَشَرَةُ آلاَفٍ وَالطُّلَقَاءُ فَأَدْبَرُوا قَالَ: "يَا مَعْشَرَ الأَنْصَارِ". قَالُوا: لَبَّيْكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، وَسَعْدَيْكَ، لَبَّيْكَ نَحْنُ بَيْنَ يَدَيْكَ. فَنَزَلَ النَّبِيُّ ﷺ فَقَالَ: "أَنَا عَبْدُ اللَّهِ وَرَسُولُهُ". فَانْهَزَمَ الْمُشْرِكُونَ، فَأَعْطَى الطُّلَقَاءَ وَالْمُهَاجِرِينَ وَلَمْ يُعْطِ الأَنْصَارَ شَيْئًا. فَقَالُوا فَدَعَاهُمْ فَأَدْخَلَهُمْ فِي قُبَّةٍ فَقَالَ: "أَمَا تَرْضَوْنَ أَنْ يَذْهَبَ النَّاسُ بِالشَّاةِ وَالْبَعِيرِ، وَتَذْهَبُونَ بِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ؟" فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "لَوْ سَلَكَ النَّاسُ وَادِيًا وَسَلَكَتِ الأَنْصَارُ شِعْبًا لَأَخْتَرْتُ شِعْبَ الأَنْصَارِ".