Sahihu i Buhariut — Hadithi 4333
57. Nënkapitulli: Beteja e Taifit
Musa ibn Ukbe ka thënë: Ajo është zhvilluar në muajin sheval të vitit të tetë.
4333. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ez'heri, e ky nga Ibn Avniu, e këtë e ka lajmëruar Hisham ibn Zejd ibn Enesi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në Betejën e Hunejnit, fisi havazin u ballafaquan me Pejgamberin ﷺ, i cili ishte me dhjetë mijë ushtarë dhe me të amnistuarit (e Mekës), por u shpartalluan.” Atëherë, Pejgamberi ﷺ thirri: “O ensarë!”
- Të përgjigjemi, o i Dërguari i Allahut, dhe jemi të lumtur me ty! Të përgjigjemi duke qenë pranë teje! - thanë ensarët.
Pejgamberi ﷺ zbriti dhe tha: “Unë jam rob dhe i Dërguari i Allahut.” Kështu, idhujtarët u shpartalluan. Pejgamberi ﷺ prenë e luftës ua shpërndau të amnistuarve dhe muhaxhirëve, kurse ensarëve nuk u dha asgjë. Si rrjedhojë, disa folën (për këtë). Atëherë, ai i thirri ensarët në tendën e tij dhe u tha: “A jeni të kënaqur që njerëzit të kthehen me dele e me deve, ndërsa ju të ktheheni me të Dërguarin e Allahut ﷺ. Sikur njerëzit të shkonin nga një luginë, kurse ensarët të shkonin nga një grykë, unë do ta zgjidhja grykën e ensarëve.”