Sahihu i Buhariut — Hadithi 4861

Komentimi i Kuranit · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu se Urve tregon: “E pyeta Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për ajetin e Safasë dhe Mervës, e në atë rast m'u përgjigj: “Ata që bënin pelegrinazhin për idhullin Menat që ndodhej te Musheleli (vend në afërsi të Kudejdit), nuk e kryenin ecjen mes Safasë dhe Mervës, prandaj Allahu zbriti ajetin: “Kodrinat Safa dhe Merva (në Mekë) janë pjesë e simboleve të Allahut...” (Bekare, 158) Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ dhe muslimanët ecën mes tyre. Sufjani shton: “Menati gjendej te Musheleli (vend) afër Kudejdit.” Ndërkaq, Abdurrahman ibn Halidi transmeton nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja ka thënë: “Ky ajet ka zbritur për ensarët, të cilët, së bashku me fisin gasan, para se ta pranonin Islamin, e bënin pelegrinazhin për Menatin. Mameri transmeton nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja ka thënë: “Disa burra ensarë, të cilët e bënin pelegrinazhin për Menatin, që ka qenë një idhull vendosur në mes Mekës dhe Medinës, iu drejtuan Pejgamberit ﷺ e i thanë: “O i Dërguari i Allahut, ne nuk ecnim mes Safasë dhe Mervës, si shenjë madhërimi për Menatin.”

Arabisht

حَدَّثَنَا الْحُمَيْدِيُّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا الزُّهْرِيُّ: سَمِعْتُ عُرْوَةَ: قُلْتُ لِعَائِشَةَ - رضى الله عنها - فَقَالَتْ: إِنَّمَا كَانَ مَنْ أَهَلَّ لِمَنَاةَ الطَّاغِيَةِ الَّتِي بِالْمُشَلَّلِ لاَ يَطُوفُونَ بَيْنَ الصَّفَا وَالْمَرْوَةِ، فَأَنْزَلَ اللَّهُ تَعَالَى: ﴿إِنَّ الصَّفَا وَالْمَرْوَةَ مِنْ شَعَائِرِ اللَّهِ﴾ [البقرة: ١٥٨] فَطَافَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَالْمُسْلِمُونَ. قَالَ سُفْيَانُ: مَنَاةُ بِالْمُشَلَّلِ مِنْ قُدَيْدٍ. وَقَالَ عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ خَالِدٍ عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، قَالَ عُرْوَةُ: قَالَتْ عَائِشَةُ: نَزَلَتْ فِي الأَنْصَارِ: كَانُوا هُمْ وَغَسَّانُ قَبْلَ أَنْ يُسْلِمُوا يُهِلُّونَ لِمَنَاةَ، مِثْلَهُ. وَقَالَ مَعْمَرٌ عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عُرْوَةَ، عَنْ عَائِشَةَ: كَانَ رِجَالٌ مِنَ الأَنْصَارِ مِمَّنْ كَانَ يُهِلُّ لِمَنَاةَ، - وَمَنَاةُ صَنَمٌ بَيْنَ مَكَّةَ وَالْمَدِينَةِ - قَالُوا: يَا نَبِيَّ اللَّهِ، كُنَّا لاَ نَطُوفُ بَيْنَ الصَّفَا وَالْمَرْوَةِ تَعْظِيمًا لِمَنَاةَ، نَحْوَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4861