Sahihu i Buhariut — Hadithi 4861

295. Nënkapitulli: Ajeti: “Dhe Menatin, të tretin dhe të fundit (sipas shkallës)?”

4861. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu se Urve tregon: “E pyeta Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për ajetin e Safasë dhe Mervës, e në atë rast m'u përgjigj: “Ata që bënin pelegrinazhin për idhullin Menat që ndodhej te Musheleli (vend në afërsi të Kudejdit), nuk e kryenin ecjen mes Safasë dhe Mervës, prandaj Allahu zbriti ajetin: “Kodrinat Safa dhe Merva (në Mekë) janë pjesë e simboleve të Allahut...” (Bekare, 158) Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ dhe muslimanët ecën mes tyre.
Sufjani shton: “Menati gjendej te Musheleli (vend) afër Kudejdit.”
Ndërkaq, Abdurrahman ibn Halidi transmeton nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja ka thënë: “Ky ajet ka zbritur për ensarët, të cilët, së bashku me fisin gasan, para se ta pranonin Islamin, e bënin pelegrinazhin për Menatin.
Mameri transmeton nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja ka thënë: “Disa burra ensarë, të cilët e bënin pelegrinazhin për Menatin, që ka qenë një idhull vendosur në mes Mekës dhe Medinës, iu drejtuan Pejgamberit ﷺ e i thanë: “O i Dërguari i Allahut, ne nuk ecnim mes Safasë dhe Mervës, si shenjë madhërimi për Menatin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4861

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?