Sahihu i Buhariut — Hadithi 5044

Vlera e Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri nga Musa ibn Ebu Aishe, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke komentuar fjalën e Allahut: “Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde!”, (Kijame, 16) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ, kur Xhibrili ia sillte shpalljen, shpejtonte gjuhën dhe buzët për ta përsëritur, gjë që e mundonte dhe kjo vërehej tek ai. Prandaj, Allahu zbriti ajetin e sures Kijame: “Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde. Ne, do t'i tubojmë pjesët e tij (Kuranit), për ta lexuar atë (si është) . Dhe, kur ta lexojmë atë, ti vetëm përcille leximin e tij!” (Kijame, 16-18) Pra, Ne e kemi marrë përsipër që ta tubojmë atë në gjoksin tënd dhe që ta lexojmë: “Dhe, kur ta lexojmë atë, ti vetëm përcille leximin e tij!” (Kijame, 18) Pra, kur ta zbresim Kuranin, dëgjoje me vëmendje. “Pastaj, e kemi Ne për detyrë ta shpjegojmë.” (Kijame, 19) Pra, Ne e kemi marrë përsipër që ta shpjegojmë atë përmes gjuhës sate. Pas kësaj, kur i vinte Xhibrili, e dëgjonte me vëmendje, e, kur shkonte, e lexonte ashtu siç ia kishte zbritur Allahu.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ، عَنْ مُوسَى بْنِ أَبِي عَائِشَةَ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - فِي قَوْلِهِ: ﴿لاَ تُحَرِّكْ بِهِ لِسَانَكَ لِتَعْجَلَ بِهِ﴾ قَالَ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِذَا نَزَلَ عَلَيْهِ جِبْرِيلُ بِالْوَحْىِ وَكَانَ مِمَّا يُحَرِّكُ بِهِ لِسَانَهُ وَشَفَتَيْهِ فَيَشْتَدُّ عَلَيْهِ وَكَانَ يُعْرَفُ مِنْهُ، فَأَنْزَلَ اللَّهُ الآيَةَ الَّتِي فِي: ﴿لاَ أُقْسِمُ بِيَوْمِ الْقِيَامَةِ﴾ ﴿لاَ تُحَرِّكْ بِهِ لِسَانَكَ لِتَعْجَلَ بِهِ * إِنَّ عَلَيْنَا جَمْعَهُ وَقُرْآنَهُ * فَإِذَا قَرَأْنَاهُ فَاتَّبِعْ قُرْآنَهُ﴾ [القيامة: ١٦-١٨] فَإِنَّ عَلَيْنَا أَنْ نَجْمَعَهُ فِي صَدْرِكَ وَقُرَآنَهُ ﴿فَإِذَا قَرَأْنَاهُ فَاتَّبِعْ قُرْآنَهُ﴾ [القيامة: ١٨] فَإِذَا أَنْزَلْنَاهُ فَاسْتَمِعْ ﴿ثُمَّ إِنَّ عَلَيْنَا بَيَانَهُ﴾ [القيامة: ١٩] قَالَ: إِنَّ عَلَيْنَا أَنْ نُبَيِّنَهُ بِلِسَانِكَ. قَالَ: وَكَانَ إِذَا أَتَاهُ جِبْرِيلُ أَطْرَقَ، فَإِذَا ذَهَبَ قَرَأَهُ كَمَا وَعَدَهُ اللَّهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5044