Sahihu i Buhariut — Hadithi 5368

Shpenzimet për familjen · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi nga Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Teksa rrinim ulur te Pejgamberi ﷺ, erdhi një njeri dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, jam shkatërruar!” - “Përse?!” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Kam bërë marrëdhënie intime me gruan në Ramazan (agjërueshëm), - iu përgjigj ai. - “Liro një rob.” - Nuk kam, - tha ai. - “E po, agjëro dy muaj rresht.” - Nuk kam mundësi, - tha ai. - “Atëherë ushqeji gjashtëdhjetë të varfër?” - Nuk kam me çka, - tha ai. Ndërkohë, dikush i solli Pejgamberit ﷺ një shportë me hurma, e në atë rast tha: “Ku është pyetësi?” - Ja ku jam, - tha ai. - “Merre këtë dhe jepe lëmoshë.” - T'i jap ndonjë më të varfri se unë, o i Dërguari i Allahut...?! Betohem në Atë që të ka dërguar ty se mes dy pllajave (të Medinës) nuk ka shtëpi më të varfër se familja ime, - tha ai. Pejgamberi ﷺ qeshi, saqë iu dukën dhëmbët, pastaj tha: “Atëherë, ushqeje familjen tënde me të.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ يُونُسَ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ سَعْدٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ شِهَابٍ، عَنْ حُمَيْدِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: أَتَى النَّبِيَّ ﷺ رَجُلٌ فَقَالَ: هَلَكْتُ. قَالَ: "وَلِمَ؟" قَالَ: وَقَعْتُ عَلَى أَهْلِي فِي رَمَضَانَ. قَالَ: "فَأَعْتِقْ رَقَبَةً". قَالَ: لَيْسَ عِنْدِي. قَالَ: "فَصُمْ شَهْرَيْنِ مُتَتَابِعَيْنِ". قَالَ: لاَ أَسْتَطِيعُ. قَالَ: "فَأَطْعِمْ سِتِّينَ مِسْكِينًا". قَالَ: لاَ أَجِدُ. فَأُتِيَ النَّبِيُّ ﷺ بِعَرَقٍ فِيهِ تَمْرٌ فَقَالَ: "أَيْنَ السَّائِلُ؟" قَالَ: هَا أَنَا ذَا. قَالَ: "تَصَدَّقْ بِهَذَا". قَالَ: عَلَى أَحْوَجَ مِنَّا يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ فَوَالَّذِي بَعَثَكَ بِالْحَقِّ مَا بَيْنَ لاَبَتَيْهَا أَهْلُ بَيْتٍ أَحْوَجُ مِنَّا. فَضَحِكَ النَّبِيُّ ﷺ حَتَّى بَدَتْ أَنْيَابُهُ قَالَ: "فَأَنْتُمْ إِذًا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5368