Sahihu i Buhariut — Hadithi 6050

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Ebu Dherr Gifariu

Shqip

Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi se Maruri tregon: “E pashë Ebu Dherrin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili sipër kishte një petk, e po ashtu shërbëtori i tij kishte një petk, andaj i thashë: “Sikur ta merrje ti petkun e shërbëtorit e ta vishje sipër, do të ishte një kombinim i bukur, ndërkohë atij t'i jepje një rrobë tjetër?” Ebu Dherri më tha: “Njëherë, u ngatërrova me fjalë me dikë. Nëna e tij ishte e huaj dhe unë ia pata nënçmuar atë. Rrjedhimisht, ai më lajmëroi te Pejgamberi ﷺ, i cili më tha: - “E ke fyer filanin?” - Po, - thashë. - “Ia ke nënçmuar nënën?” - më pyeti. - Po, - i thashë. - “Me të vërtetë, je një njeri që ende ke vese të kohës së injorancës (para Islamit) ”, - më tha ai. - A edhe në këtë moshë të shtyrë qenkam i tillë? - e pyeta. - “Po, se ata janë vëllezërit tuaj dhe Allahu jua ka vënë nën sundim. Andaj, nëse dikush prej jush e ka vëllanë e vet nën sundim, le ta ushqejë sikurse veten, le ta veshë sikurse veten dhe të mos e ngarkojë atë me punë më tepër seç mund të bartë, e, nëse dikush e ngarkon me punë që e stërmundon, atëherë le ta ndihmojë!”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُمَرُ بْنُ حَفْصٍ: حَدَّثَنَا أَبِي: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ، عَنِ الْمَعْرُورِ، عَنْ أَبِي ذَرٍّ قَالَ: رَأَيْتُ عَلَيْهِ بُرْدًا وَعَلَى غُلاَمِهِ بُرْدًا فَقُلْتُ: لَوْ أَخَذْتَ هَذَا فَلَبِسْتَهُ كَانَتْ حُلَّةً، وَأَعْطَيْتَهُ ثَوْبًا آخَرَ. فَقَالَ: كَانَ بَيْنِي وَبَيْنَ رَجُلٍ كَلاَمٌ، وَكَانَتْ أُمُّهُ أَعْجَمِيَّةً، فَنِلْتُ مِنْهَا فَذَكَرَنِي إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ لِي: "أَسَابَبْتَ فُلاَنًا؟" قُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ: "أَفَنِلْتَ مِنْ أُمِّهِ؟" قُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ: "إِنَّكَ امْرُؤٌ فِيكَ جَاهِلِيَّةٌ". قُلْتُ: عَلَى حِينِ سَاعَتِي هَذِهِ مِنْ كِبَرِ السِّنِّ؟ قَالَ: "نَعَمْ، هُمْ إِخْوَانُكُمْ، جَعَلَهُمُ اللَّهُ تَحْتَ أَيْدِيكُمْ، فَمَنْ جَعَلَ اللَّهُ أَخَاهُ تَحْتَ يَدِهِ فَلْيُطْعِمْهُ مِمَّا يَأْكُلُ، وَلْيُلْبِسْهُ مِمَّا يَلْبَسُ، وَلاَ يُكَلِّفُهُ مِنَ الْعَمَلِ مَا يَغْلِبُهُ، فَإِنْ كَلَّفَهُ مَا يَغْلِبُهُ فَلْيُعِنْهُ عَلَيْهِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6050