Sahihu i Buhariut — Hadithi 6050

44. Nënkapitulli: Fyerja dhe mallkimi i ndaluar

6050. Nga: Ebu Dherr Gifariu

Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi se Maruri tregon: “E pashë Ebu Dherrin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili sipër kishte një petk, e po ashtu shërbëtori i tij kishte një petk, andaj i thashë: “Sikur ta merrje ti petkun e shërbëtorit e ta vishje sipër, do të ishte një kombinim i bukur, ndërkohë atij t'i jepje një rrobë tjetër?”
Ebu Dherri më tha: “Njëherë, u ngatërrova me fjalë me dikë. Nëna e tij ishte e huaj dhe unë ia pata nënçmuar atë. Rrjedhimisht, ai më lajmëroi te Pejgamberi ﷺ, i cili më tha:
- “E ke fyer filanin?”
- Po, - thashë.
- “Ia ke nënçmuar nënën?” - më pyeti.
- Po, - i thashë.
- “Me të vërtetë, je një njeri që ende ke vese të kohës së injorancës (para Islamit)”, - më tha ai.
- A edhe në këtë moshë të shtyrë qenkam i tillë? - e pyeta.
- “Po, se ata janë vëllezërit tuaj dhe Allahu jua ka vënë nën sundim. Andaj, nëse dikush prej jush e ka vëllanë e vet nën sundim, le ta ushqejë sikurse veten, le ta veshë sikurse veten dhe të mos e ngarkojë atë me punë më tepër seç mund të bartë, e, nëse dikush e ngarkon me punë që e stërmundon, atëherë le ta ndihmojë!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6050

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?