Sahihu i Buhariut — Hadithi 6164

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Muhamed ibn Mukatil Ebu Haseni na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Evzaiu, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë vajti te Pejgamberi ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut, jam shkatërruar.” - “Mjeri ti!” - tha Pejgamberi ﷺ. - Kam bërë marrëdhënie intime me gruan time, në Ramazan (duke qenë agjërueshëm), - iu përgjigj ai. - “Liro një rob!” - S'kam, - tha ai. - “Atëherë, agjëro dy muaj rresht!” - S'mundem. - “Ushqeji gjashtëdhjetë të varfër!” - S'kam mundësi, - tha ai. Pejgamberit ﷺ i sollën një shportë me hurma, e në atë rast i tha: - “Merre këtë dhe jepe lëmoshë.” - Ndonjë më të varfri se unë, o i Dërguari i Allahut?! Betohem në Allahun se mes dy kodrave të Medinës nuk ka shtëpi më të varfër se familja ime, - tha ai. Pejgamberi ﷺ qeshi, saqë iu dukën dhëmbët, pastaj tha: “Merre ti, pra!” Transmetimin e Evzaiut e fuqizon Junusi nga Zuhriu. Po ashtu e transmeton Abdurrahman ibn Halidi nga Zuhriu se (Pejgamberi ﷺ) ka thënë: "Mjerë ti!”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ مُقَاتِلٍ أَبُو الْحَسَنِ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا الأَوْزَاعِيُّ قَالَ: حَدَّثَنِي ابْنُ شِهَابٍ، عَنْ حُمَيْدِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَجُلاً، أَتَى رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، هَلَكْتُ. قَالَ: "وَيْحَكَ!" قَالَ: وَقَعْتُ عَلَى أَهْلِي فِي رَمَضَانَ. قَالَ: "أَعْتِقْ رَقَبَةً". قَالَ: مَا أَجِدُهَا. قَالَ: "فَصُمْ شَهْرَيْنِ مُتَتَابِعَيْنِ". قَالَ: لاَ أَسْتَطِيعُ. قَالَ: "فَأَطْعِمْ سِتِّينَ مِسْكِينًا". قَالَ: مَا أَجِدُ. فَأُتِيَ بِعَرَقٍ فَقَالَ: "خُذْهُ فَتَصَدَّقْ بِهِ". فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَعَلَى غَيْرِ أَهْلِي؟ فَوَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ مَا بَيْنَ طُنُبَىِ الْمَدِينَةِ أَحْوَجُ مِنِّي. فَضَحِكَ النَّبِيُّ ﷺ حَتَّى بَدَتْ أَنْيَابُهُ قَالَ: "خُذْهُ". تَابَعَهُ يُونُسُ عَنِ الزُّهْرِيِّ. وَقَالَ عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ خَالِدٍ عَنِ الزُّهْرِيِّ: "وَيْلَكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6164