Sahihu i Buhariut — Hadithi 6173

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri rrëfen se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe disa sahabë të tjerë shkuan me të Dërguarin e Allahut ﷺ tek Ibn Sajadi (që dyshonin se ishte Dexhalli), të cilin e gjetën duke luajtur me fëmijë, te Kulla e Fisit Benu Megale. Atëkohë, Ibn Sajadi ishte afër pubertetit. Nuk e hetoi aspak të Dërguarin e Allahut ﷺ, derisa e goditi me dorë dhe i tha: “A dëshmon se unë jam i Dërguari i Allahut?” Ibn Sajadi e shikoi dhe tha: “Dëshmoj se ti je i dërguari i analfabetëve (arabëve).” Pastaj iu drejtua të Dërguarit të Allahut ﷺ duke i thënë: “Po ti, a dëshmon për mua se jam i dërguar i Allahut?” Pejgamberi ﷺ refuzoi dhe tha: “Unë besoj në Allahun dhe në të dërguarit e Tij.” Pastaj e pyeti Ibn Sajadin: “Çfarë po sheh (se po të paraqitet) ?” - Më paraqitet një i vërtetë dhe një gënjeshtar, - iu përgjigj ai. - “Të është përzier çështja” , - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ, pastaj vazhdoi: - “Të kam fshehur diçka (në veten time për të të thënë) . E di ç'është ajo?” - Ty..., - tha ai (deshi ta theksojë fjalën “tym”, por nuk mundi ta përfundojë deri në fund). - “Largomu, se nuk do të arrish asgjë (nga të fshehtat) ” , - ia ktheu i Dërguari i Allahut ﷺ. - O i Dërguari i Allahut, më lejo t'ia heq kokën, - tha Omeri. - “Nëse me të vërtetë është ai (Dexhalli) , s'do të kesh mundësi ta mbysësh, e, nëse nuk është ai, nuk ke dobi nga vrasja e tij” , - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ Omerit.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي سَالِمُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ: أَخْبَرَهُ: أَنَّ عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ انْطَلَقَ مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي رَهْطٍ مِنْ أَصْحَابِهِ قِبَلَ ابْنِ صَيَّادٍ، حَتَّى وَجَدَهُ يَلْعَبُ مَعَ الْغِلْمَانِ فِي أُطُمِ بَنِي مَغَالَةَ، - وَقَدْ قَارَبَ ابْنُ صَيَّادٍ يَوْمَئِذٍ الْحُلُمَ -، فَلَمْ يَشْعُرْ حَتَّى ضَرَبَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ ظَهْرَهُ بِيَدِهِ ثُمَّ قَالَ: "أَتَشْهَدُ أَنِّي رَسُولُ اللَّهِ؟". فَنَظَرَ إِلَيْهِ فَقَالَ: أَشْهَدُ أَنَّكَ رَسُولُ الأُمِّيِّينَ. ثُمَّ قَالَ ابْنُ صَيَّادٍ: أَتَشْهَدُ أَنِّي رَسُولُ اللَّهِ؟ فَرَضَّهُ النَّبِيُّ ﷺ ثُمَّ قَالَ: "آمَنْتُ بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ". ثُمَّ قَالَ لاِبْنِ صَيَّادٍ: "مَاذَا تَرَى". قَالَ: يَأْتِينِي صَادِقٌ وَكَاذِبٌ. قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "خُلِّطَ عَلَيْكَ الأَمْرُ". قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ "إِنِّي خَبَأْتُ لَكَ خَبِيئًا؟". قَالَ: هُوَ الدُّخُّ. قَالَ: "اخْسَأْ، فَلَنْ تَعْدُوَ قَدْرَكَ". قَالَ عُمَرُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ أَتَأْذَنُ لِي فِيهِ أَضْرِبْ عُنُقَهُ. قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِنْ يَكُنْ هُوَ لاَ تُسَلَّطُ عَلَيْهِ، وَإِنْ لَمْ يَكُنْ هُوَ فَلاَ خَيْرَ لَكَ فِي قَتْلِهِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6173