Sahihu i Buhariut — Hadithi 6331

Lutjet · Transmetuesi: Seleme ibn Ekvai

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Jezid ibn Ebu Ubejdi, i çrobëruari i Selemes se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur shkuam në Hajber me Pejgamberin ﷺ, një burrë tha: “O Amir, a po na reciton diçka nga poezitë e tua?” Atëherë ai zbriti dhe filloi të recitojë poezi duke thënë: "Për Allahun, sikur të mos ishte Allahu, ne nuk do të udhëzoheshim...” Recitoi më shumë se kaq, por nuk e mbajta në mend. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kush është ky ngasës?” - Amir ibn Ekvai, - i thanë. - “Allahu e mëshiroftë!” - tha Pejgamberi ﷺ. - O i Dërguari i Allahut, sikur të kënaqeshim edhe pak me të? - tha njëri. Pejgamberi ﷺ i rreshtoi njerëzit për luftë dhe, gjatë luftës, Amiri u godit me tehun e shpatës së vet dhe vdiq. Me t'u ngrysur, njerëzit ndezën shumë zjarre, gjë që bëri të Dërguarin e Allahut ﷺ të pyesë: - “Ç'janë këto zjarre? Përse i keni ndezur?” - (Po ziejmë) mish gomarësh, - i thanë. - “Derdheni atë që është në to dhe thyejini enët!” - O i Dërguari i Allahut, a bën t'i derdhim enët dhe t'i pastrojmë (në vend se t'i thyejmë)? - pyeti dikush. - “Bën edhe ashtu!” - i tha Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى عَنْ يَزِيدَ بْنِ أَبِي عُبَيْدٍ، مَوْلَى سَلَمَةَ: حَدَّثَنَا سَلَمَةُ بْنُ الأَكْوَعِ قَالَ: خَرَجْنَا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ إِلَى خَيْبَرَ، فَقَالَ رَجُلٌ مِنَ الْقَوْمِ: أَيَا عَامِرُ، لَوْ أَسْمَعْتَنَا مِنْ هُنَاتِكَ؟ فَنَزَلَ يَحْدُو بِهِمْ يُذَكِّرُ. تَاللَّهِ لَوْلاَ اللَّهُ مَا اهْتَدَيْنَا. وَذَكَرَ شِعْرًا غَيْرَ هَذَا، وَلَكِنِّي لَمْ أَحْفَظْهُ. قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَنْ هَذَا السَّائِقُ؟" قَالُوا: عَامِرُ بْنُ الأَكْوَعِ. قَالَ: "يَرْحَمُهُ اللَّهُ!" وَقَالَ رَجُلٌ مِنَ الْقَوْمِ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، لَوْلاَ مَتَّعْتَنَا بِهِ؟ فَلَمَّا صَافَّ الْقَوْمَ، قَاتَلُوهُمْ، فَأُصِيبَ عَامِرٌ بِقَائِمَةِ سَيْفِ نَفْسِهِ فَمَاتَ. فَلَمَّا أَمْسَوْا، أَوْقَدُوا نَارًا كَثِيرَةً، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَا هَذِهِ النَّارُ؟ عَلَى أَىِّ شَىْءٍ تُوقِدُونَ؟" قَالُوا: عَلَى حُمُرٍ إِنْسِيَّةٍ. فَقَالَ: "هَرِيقُوا مَا فِيهَا، وَكَسِّرُوهَا". قَالَ رَجُلٌ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَلاَ نُهَرِيقُ مَا فِيهَا وَنَغْسِلُهَا؟ قَالَ: "أَوْ ذَاكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6331