Hudbe ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Katadja, e këtij i ka treguar Enes ibn Maliku se Muadh ibn Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, duke qenë ulur mbrapa Pejgamberit ﷺ (në kafshë), saqë vetëm kaptelli i shalës na ndante, Pejgamberi ﷺ më tha: “O Muadh!” - Të përgjigjem me kënaqësi, o i Dërguari i Allahut! - i thashë. Ecëm për pak kohë dhe sërish më tha: “O Muadh!” - Të përgjigjem me kënaqësi, o i Dërguari i Allahut! - i thashë. Sërish, pak më tutje, më tha: “O Muadh ibn Xhebel!” - Të përgjigjem me kënaqësi, o i Dërguari i Allahut! - i thashë. - “E di cila është e drejta e Allahut kundrejt njerëzve?” - më pyeti. - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thashë. - “E drejta e Allahut kundrejt njerëzve është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë”, - tha Pejgamberi ﷺ. Pastaj eci më tutje dhe sërish tha: “O Muadh ibn Xhebel!” - Të përgjigjem me kënaqësi, o i Dërguari i Allahut! - i thashë. - “E di cila është e drejta e njerëzve tek Allahu, nëse ata e bëjnë këtë?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thashë. - “E drejta e njerëzve tek Allahu është që të mos i dënojë ata”, - tha Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا هُدْبَةُ بْنُ خَالِدٍ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ: حَدَّثَنَا قَتَادَةُ: حَدَّثَنَا أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ، عَنْ مُعَاذِ بْنِ جَبَلٍ - رضى الله عنه - قَالَ: بَيْنَمَا أَنَا رَدِيفُ النَّبِيِّ ﷺ لَيْسَ بَيْنِي وَبَيْنَهُ إِلاَّ آخِرَةُ الرَّحْلِ فَقَالَ: "يَا مُعَاذُ". قُلْتُ: لَبَّيْكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، وَسَعْدَيْكَ، ثُمَّ سَارَ سَاعَةً ثُمَّ قَالَ: "يَا مُعَاذُ". قُلْتُ: لَبَّيْكَ رَسُولَ اللَّهِ وَسَعْدَيْكَ، ثُمَّ سَارَ سَاعَةً ثُمَّ قَالَ: "يَا مُعَاذُ بْنَ جَبَلٍ". قُلْتُ: لَبَّيْكَ رَسُولَ اللَّهِ وَسَعْدَيْكَ. قَالَ: "هَلْ تَدْرِي مَا حَقُّ اللَّهِ عَلَى عِبَادِهِ؟" قُلْتُ: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ. قَالَ: "حَقُّ اللَّهِ عَلَى عِبَادِهِ أَنْ يَعْبُدُوهُ، وَلاَ يُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا". ثُمَّ سَارَ سَاعَةً، ثُمَّ قَالَ: "يَا مُعَاذُ بْنَ جَبَلٍ". قُلْتُ: لَبَّيْكَ رَسُولَ اللَّهِ وَسَعْدَيْكَ. قَالَ: "هَلْ تَدْرِي مَا حَقُّ الْعِبَادِ عَلَى اللَّهِ إِذَا فَعَلُوهُ؟" قُلْتُ: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ. قَالَ: "حَقُّ الْعِبَادِ عَلَى اللَّهِ، أَنْ لاَ يُعَذِّبَهُمْ".