Sahihu i Buhariut — Hadithi 6977

Mashtrimi · Transmetuesi: Ebu Rafiu

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ibrahim ibn Mejsera se Amër ibn Sheridi rrëfen: “Misver ibn Mahremi erdhi e ma vendosi dorën mbi sup dhe së bashku shkuam te Sadi. Ebu Rafiu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i tha Misverit: “A nuk po i thua këtij që ta blejë shtëpinë time?” - Nuk i jap më shumë se katërqind (mithkalë), madje, ose në shuma të ndara, ose me këste, - tha Sadi. - Mua m'i kanë ofruar pesëqind në dorë, porse nuk e kam dhënë. Sikur të mos e kisha dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Fqinji është më meritor për pjesën e fqinjit”, nuk do të ta shisja fare, - ia ktheu Ebu Rafiu. Ali ibn Abdullahu tregon: “I thashë Sufjanit: “Mameri nuk ka thënë kështu.” Buhariu shton: “Disa thonë se, nëse dikush dëshiron ta shesë pjesën në të cilën ortaku ka të drejtë parablerjeje, i lejohet të bëjë hile për ta zhvleftësuar të drejtën e ortakut për parablerje. Kështu, shitësi në fjalë shtëpinë ia fal blerësit, pra, i vendos kufijtë rreth saj dhe ia dorëzon. Më pas, blerësi ia kompenson atij me një mijë dërhemë, rrjedhimisht, ortaku nuk ka të drejtë parablerjeje.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ عَنْ إِبْرَاهِيمَ بْنِ مَيْسَرَةَ قَالَ: سَمِعْتُ عَمْرَو بْنَ الشَّرِيدِ قَالَ: جَاءَ الْمِسْوَرُ بْنُ مَخْرَمَةَ فَوَضَعَ يَدَهُ عَلَى مَنْكِبِي، فَانْطَلَقْتُ مَعَهُ إِلَى سَعْدٍ، فَقَالَ أَبُو رَافِعٍ لِلْمِسْوَرِ: أَلاَ تَأْمُرُ هَذَا أَنْ يَشْتَرِيَ مِنِّي بَيْتِي الَّذِي فِي دَارِي؟ فَقَالَ: لاَ أَزِيدُهُ عَلَى أَرْبَعِمِائَةٍ، إِمَّا مُقَطَّعَةٍ وَإِمَّا مُنَجَّمَةٍ. قَالَ: أُعْطِيتُ خَمْسَمِائَةٍ نَقْدًا، فَمَنَعْتُهُ، وَلَوْلاَ أَنِّي سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ ﷺ يَقُولُ: "الْجَارُ أَحَقُّ بِصَقَبِهِ "، مَا بِعْتُكَهُ، أَوْ قَالَ: مَا أَعْطَيْتُكَهُ. قُلْتُ لِسُفْيَانَ: إِنَّ مَعْمَرًا لَمْ يَقُلْ هَكَذَا. قَالَ: لَكِنَّهُ قَالَهُ لِي هَكَذَا. وَقَالَ بَعْضُ النَّاسِ: إِذَا أَرَادَ أَنْ يَبِيعَ الشُّفْعَةَ فَلَهُ أَنْ يَحْتَالَ حَتَّى يُبْطِلَ الشُّفْعَةَ فَيَهَبُ الْبَائِعُ لِلْمُشْتَرِي الدَّارَ، وَيَحُدُّهَا وَيَدْفَعُهَا إِلَيْهِ، وَيُعَوِّضُهُ الْمُشْتَرِي أَلْفَ دِرْهَمٍ، فَلاَ يَكُونُ لِلشَّفِيعِ فِيهَا شُفْعَةٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6977