Sahihu i Buhariut — Hadithi 7193

Dispozitat · Transmetuesi: Ebu Hurejra - Zejd ibn Halid Xhuheniu

Shqip

7193, 7194 - Ademi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhibi, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ebu Hurejra dhe Zejd ibn Halid Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rrëfejnë: “Njëherë, një beduin erdhi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, gjyko mes nesh sipas Librit të Allahut!” Hasmi i tij u ngrit dhe tha: “Mirë tha ai, gjyko mes nesh sipas Librit të Allahut!” Pastaj beduini tha: “Djali im ka qenë argat te ky dhe ka bërë zina me gruan e tij. Më thanë se biri im duhet të dënohet me gurëzim. Andaj, e shpagova djalin tim me njëqind dele dhe një robëreshë. Pastaj i pyeta dijetarët e më thanë: “Biri yt duhet të dënohet me njëqind goditje kamxhiku dhe të dëbohet nga vendi për një vit.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Do të gjykoj mes jush sipas Librit të Allahut. Sa i përket robëreshës dhe deleve, duhet të të kthehen, ndërsa biri yt duhet të dënohet me njëqind goditje kamxhiku dhe dëbim nga vendi për një vit. Ndërkaq, ti, o Unejs, - iu drejtua një burri, - shko te gruaja e këtij dhe gurëzoje.” Unejsi shkoi tek ajo dhe e gurëzoi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي ذِئْبٍ: حَدَّثَنَا الزُّهْرِيُّ عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ وَزَيْدِ بْنِ خَالِدٍ الْجُهَنِيِّ - رضي الله عنهما - قَالاَ: جَاءَ أَعْرَابِيٌّ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، اقْضِ بَيْنَنَا بِكِتَابِ اللَّهِ! فَقَامَ خَصْمُهُ فَقَالَ: صَدَقَ، فَاقْضِ بَيْنَنَا بِكِتَابِ اللَّهِ. فَقَالَ الأَعْرَابِيُّ: إِنَّ ابْنِي كَانَ عَسِيفًا عَلَى هَذَا، فَزَنَى بِامْرَأَتِهِ. فَقَالُوا لِي: عَلَى ابْنِكَ الرَّجْمُ. فَفَدَيْتُ ابْنِي مِنْهُ بِمِائَةٍ مِنَ الْغَنَمِ وَوَلِيدَةٍ، ثُمَّ سَأَلْتُ أَهْلَ الْعِلْمِ فَقَالُوا: إِنَّمَا عَلَى ابْنِكَ جَلْدُ مِائَةٍ وَتَغْرِيبُ عَامٍ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "لأَقْضِيَنَّ بَيْنَكُمَا بِكِتَابِ اللَّهِ. أَمَّا الْوَلِيدَةُ وَالْغَنَمُ فَرَدٌّ عَلَيْكَ، وَعَلَى ابْنِكَ جَلْدُ مِائَةٍ وَتَغْرِيبُ عَامٍ، وَأَمَّا أَنْتَ يَا أُنَيْسُ - لِرَجُلٍ - فَاغْدُ عَلَى امْرَأَةِ هَذَا فَارْجُمْهَا". فَغَدَا عَلَيْهَا أُنَيْسٌ فَرَجَمَهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7193