Sahihu i Buhariut — Hadithi 7266

Transmetimet nga një person · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ali ibn Xhadi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe; [t]: Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Nadri, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe se Ebu Xhemra tregon: “Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) më ulte në vendin e tij, kështu që (një ditë) më tha: “Kur delegacioni i Abdulkajsit vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ, ky u tha: “Cilët jeni ju, o delegatë?” - Jemi nga fisi rebia, - i thanë ata. - “Mirë se erdhët, o delegatë dhe o njerëz! Nuk do të jeni as të poshtëruar e as pishman (që keni ardhur tek unë) ” , - u tha ai. - O i Dërguari i Allahut, në mes nesh e teje ndodhen jobesimtarët e Mudarit, andaj na urdhëro diçka konkrete, që me të të fitojmë Xhenetin dhe t'i njoftojmë edhe ata që i kemi lënë mbrapa, - thanë ata pastaj e pyetën rreth pijeve. Atëherë, Pejgamberi ﷺ ua ndaloi katër gjëra dhe ua urdhëroi katër të tjera: 1. I urdhëroi ta besonin Allahun, dhe në atë rast i pyeti: “A dini ç'është besimi në Allahun?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - iu përgjigjën ata. - “Dëshmia se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, 2. Faljen e namazit, 3. Dhënien e zekatit, 4. - Më duket se përmendi edhe: agjërimin e Ramazanit, - dhe 5. Dhënien e një të pestës nga preja e luftës” , - u tha ai. Po ashtu, ua ndaloi katër gjëra: enën nga kungulli, shtambën, vorbën e katranosur dhe varelën, ose ka përmendur edhe koritën (enë në të cilat përgatitej alkooli). Në fund, u tha: “Mësoni mirë këto gjëra dhe njoftoni edhe të tjerët mbrapa jush.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ الْجَعْدِ: أَخْبَرَنَا شُعْبَةُ؛ [ح:] وَحَدَّثَنِي إِسْحَاقُ: أَخْبَرَنَا النَّضْرُ: أَخْبَرَنَا شُعْبَةُ، عَنْ أَبِي جَمْرَةَ قَالَ: كَانَ ابْنُ عَبَّاسٍ يُقْعِدُنِي عَلَى سَرِيرِهِ فَقَالَ: إِنَّ وَفْدَ عَبْدِ الْقَيْسِ لَمَّا أَتَوْا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "مَنِ الْوَفْدُ؟" قَالُوا: رَبِيعَةُ. قَالَ: "مَرْحَبًا بِالْوَفْدِ وَالْقَوْمِ، غَيْرَ خَزَايَا وَلاَ نَدَامَى". قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ بَيْنَنَا وَبَيْنَكَ كُفَّارَ مُضَرَ، فَمُرْنَا بِأَمْرٍ نَدْخُلُ بِهِ الْجَنَّةَ، وَنُخْبِرُ بِهِ مَنْ وَرَاءَنَا فَسَأَلُوا عَنِ الأَشْرِبَةِ، فَنَهَاهُمْ عَنْ أَرْبَعٍ وَأَمَرَهُمْ بِأَرْبَعٍ: ١. أَمَرَهُمْ بِالإِيمَانِ بِاللَّهِ قَالَ: "هَلْ تَدْرُونَ مَا الإِيمَانُ بِاللَّهِ؟" قَالُوا: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ. قَالَ: "شَهَادَةُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ ، ٢. وَإِقَامُ الصَّلاَةِ ، ٣. وَإِيتَاءُ الزَّكَاةِ ، ٤. - وَأَظُنُّ فِيهِ ـ صِيَامُ رَمَضَانَ ، ٥. وَتُؤْتُوا مِنَ الْمَغَانِمِ الْخُمُسَ". وَنَهَاهُمْ عَنِ الدُّبَّاءِ، وَالْحَنْتَمِ، وَالْمُزَفَّتِ، وَالنَّقِيرِ، وَرُبَّمَا قَالَ: الْمُقَيَّرِ. قَالَ: "احْفَظُوهُنَّ، وَأَبْلِغُوهُنَّ مَنْ وَرَاءَكُمْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7266