Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Nuajm ibn Abdullah Muxhmiri, e ky nga Ali ibn Jahja ibn Halad Zurakiu, e ky nga babai i tij se Rifa ibn Rafi Zurakiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një ditë, teksa po faleshim pas Pejgamberit ﷺ, me t'u ngritur nga rukuja, tha: “Semiallahu limen hamideh” , ndërsa dikush nga besimtarët tha: “Rabena ve lekel hamd, hamden kethiren tajiben mubareken fihi (Zoti ynë, Ty të takon falënderimi! Falënderim me bollëk, i mirë dhe i bekuar). Pasi e kreu namazin, pyeti: - “Kush qe ai që i tha ato fjalë?” - Unë, - tha personi. - “I pashë tridhjetë e sa melekë duke garuar kush do ta shkruajë i pari”, - tha Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ، عَنْ مَالِكٍ، عَنْ نُعَيْمِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ الْمُجْمِرِ، عَنْ عَلِيِّ بْنِ يَحْيَى بْنِ خَلاَّدٍ الزُّرَقِيِّ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ رِفَاعَةَ بْنِ رَافِعٍ الزُّرَقِيِّ قَالَ: كُنَّا نُصَلِّي يَوْمًا وَرَاءَ النَّبِيِّ ﷺ فَلَمَّا رَفَعَ رَأْسَهُ مِنَ الرَّكْعَةِ قَالَ: "سَمِعَ اللَّهُ لِمَنْ حَمِدَهُ". قَالَ رَجُلٌ: رَبَّنَا وَلَكَ الْحَمْدُ، حَمْدًا كَثِيرًا طَيِّبًا مُبَارَكًا فِيهِ، فَلَمَّا انْصَرَفَ قَالَ: "مَنِ الْمُتَكَلِّمُ؟" قَالَ: أَنَا. قَالَ: "رَأَيْتُ بِضْعَةً وَثَلاَثِينَ مَلَكًا يَبْتَدِرُونَهَا، أَيُّهُمْ يَكْتُبُهَا أَوَّلُ".