Sahihu i Buhariut — Hadithi 799

126. Nënkapitull

799. Nga: Rifa ibn Rafi Zurekiu

Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Nuajm ibn Abdullah Muxhmiri, e ky nga Ali ibn Jahja ibn Halad Zurakiu, e ky nga babai i tij se Rifa ibn Rafi Zurakiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një ditë, teksa po faleshim pas Pejgamberit ﷺ, me t'u ngritur nga rukuja, tha: “Semiallahu limen hamideh”, ndërsa dikush nga besimtarët tha: “Rabena ve lekel hamd, hamden kethiren tajiben mubareken fihi (Zoti ynë, Ty të takon falënderimi! Falënderim me bollëk, i mirë dhe i bekuar). Pasi e kreu namazin, pyeti:

- “Kush qe ai që i tha ato fjalë?”

- Unë, - tha personi.

- “I pashë tridhjetë e sa melekë duke garuar kush do ta shkruajë i pari”, - tha Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 799

Fjalë të panjohura?