Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Amiri, e këtij i ka treguar Sulejman ibn Bilal Medeniji, e ky nga Rebia ibn Ebu Abdurrahmani, e ky nga Jezidi, i çrobëruari i Munbeithit se Zejd ibn Halid Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se një njeri e pyeti Pejgamberin ﷺ për gjënë e humbur. Ai iu përgjigj: “Mbaje në mend mirë qesen, - ose ka thënë: trastën, - dhe lidhësen e saj , pastaj njofto për të ndër njerëz për një vit të tërë, e pas kësaj mund ta shfrytëzosh. Mirëpo, nëse vjen pronari i saj, jepja.” Pastaj, po i njëjti person pyeti: “Po deveja e humbur?” Pejgamberi ﷺ u hidhërua, aq sa iu skuqën mollëzat, - ose ka thënë: iu skuq fytyra, - dhe tha: “Ç'ke ti me të, kur ajo e ka me vete ujin dhe posedon thundra me të cilat mund të shkojë të pijë e të kullotë. Pra, lëre derisa ta gjejë pronari i vet.” - E delja e humbur? - pyeti sërish burri në fjalë. Pejgamberi ﷺ tha: “Ja e merr ti, ja vëllai yt , ja i mbetet ujkut.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ قَالَ: حَدَّثَنَا أَبُو عَامِرٍ قَالَ: حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ بِلاَلٍ [الْمَدِينِيُّ]، عَنْ رَبِيعَةَ بْنِ أَبِي عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ يَزِيدَ، مَوْلَى الْمُنْبَعِثِ عَنْ زَيْدِ بْنِ خَالِدٍ الْجُهَنِيِّ، أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ سَأَلَهُ رَجُلٌ عَنِ اللُّقَطَةِ فَقَالَ: "اعْرِفْ وِكَاءَهَا - أَوْ قَالَ وِعَاءَهَا - وَعِفَاصَهَا، ثُمَّ عَرِّفْهَا سَنَةً، ثُمَّ اسْتَمْتِعْ بِهَا، فَإِنْ جَاءَ رَبُّهَا فَأَدِّهَا إِلَيْهِ". قَالَ: فَضَالَّةُ الإِبِلِ؟ فَغَضِبَ حَتَّى احْمَرَّتْ وَجْنَتَاهُ - أَوْ قَالَ: احْمَرَّ وَجْهُهُ - فَقَالَ: "وَمَا لَكَ وَلَهَا؟ مَعَهَا سِقَاؤُهَا وَحِذَاؤُهَا، تَرِدُ الْمَاءَ، وَتَرْعَى الشَّجَرَ، فَذَرْهَا حَتَّى يَلْقَاهَا رَبُّهَا". قَالَ: فَضَالَّةُ الْغَنَمِ؟ قَالَ: "لَكَ أَوْ لأَخِيكَ أَوْ لِلذِّئْبِ".