Sahihu i Buhariut — Hadithi 1214

12. Nënkapitulli: Të pështyrët dhe gulçimi që lejohen brenda namazit

Abdullah ibn Amri tregon se Pejgamberi ﷺ gulçonte në sexhde gjatë namazit të eklipsit.

1214. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Kataden se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: Kur dikush është në namaz, është duke i folur drejtpërdrejt Zotit të vet, prandaj të mos pështyjë as përpara, as djathtas, por le të pështyjë majtas ose nën këmbën e majtë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1214

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?