Sahihu i Buhariut — Hadithi 187
40. Nënkapitulli: Përdorimi i ujit të mbetur nga abdesi i të tjerëve
Xherir ibn Abdullahu e urdhëroi familjen e vet të merrnin abdes nga uji të cilin e kishte shfrytëzuar për ta zbutur misvakun.
187. Nga: Ebu Xhuhajfe Suvaiu
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Hakemi se Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë i Dërguari i Allahut ﷺ doli në mesditë dhe dikush i solli një enë me ujë për abdes. Ai mori abdes, ndërsa njerëzit nisën të fërkoheshin me ujin e mbetur prej abdesit të tij. Pejgamberi ﷺ e fali drekën dhe ikindinë nga dy rekate, kurse para vetes kishte (vendosur) një shkop (për sutër).”