Sahihu i Buhariut — Hadithi 188
40. Nënkapitulli: Përdorimi i ujit të mbetur nga abdesi i të tjerëve
Xherir ibn Abdullahu e urdhëroi familjen e vet të merrnin abdes nga uji të cilin e kishte shfrytëzuar për ta zbutur misvakun.
188. Nga: Ebu Musa Eshariu
Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ kërkoi një enë me ujë, në të cilën i lau duart dhe fytyrën, e pastaj shpëlau gojën me ujë për ta kthyer sërish ujin në enë. Pastaj u tha atyre dyve: “Pini prej kësaj ene dhe lani fytyrat dhe gjokset tuaja me të.”