Sahihu i Buhariut — Hadithi 189

40. Nënkapitulli: Përdorimi i ujit të mbetur nga abdesi i të tjerëve

Xherir ibn Abdullahu e urdhëroi familjen e vet të merrnin abdes nga uji të cilin e kishte shfrytëzuar për ta zbutur misvakun.

189. Nga: Mahmud ibn Rabi Ensariu

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar babai i vet, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi se Mahmud ibn Rebiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), personi të cilin i Dërguari i Allahut ﷺ e kishte stërpikur me ujë nga goja sa kishte qenë fëmijë, - Urve transmeton nga Misveri dhe të tjerë pos tij, duke vërtetuar fjalët e njëri-tjetrit - ka thënë: “Kur Pejgamberi ﷺ merrte abdes, njerëzit shtyheshin për ta marrë ujin e mbetur nga abdesi i tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 189

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?