Sahihu i Buhariut — Hadithi 191
41. Nënkapitulli: Shpëlarja e gojës dhe hundës përnjëherësh me një grusht ujë
191. Nga: Abdullah ibn Zejd Maziniu
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Abdullahu, e këtij i ka treguar Amër ibn Jahjai, se babai i tij Jahja Maziniu tregon se Abdullah ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) mori ujë nga një enë dhe i lau duart, pastaj e shpëlau gojën dhe hundën përnjëherësh me një grusht ujë, kështu veproi tri herë. Pastaj lau fytyrën tri herë dhe duart gjer në bërryla nga dy herë, i dha mes'h kokës duke e fërkuar nga para-mbrapa dhe anasjelltas, i lau këmbët gjer në nyja dhe tha: “I tillë ishte abdesi i të Dërguarit të Allahut ﷺ.”