Sahihu i Buhariut — Hadithi 193
43. Nënkapitulli: Kur burri me gruan marrin abdes dhe çështja e ujit të mbetur nga abdesi i gruas
Omeri mori abdes me ujë të valë dhe (mori abdes nga një shtambë e cila gjendej) në shtëpinë e një gruaje të krishterë.
193. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, burrat merrnin abdes nga një enë e përbashkët me gratë e tyre.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 193
Fjalë të panjohura?