Sahihu i Buhariut — Hadithi 196

45. Nënkapitulli: Marrja e guslit dhe abdesit në koritë, tas dhe (enë) prej druri a guri

196. Nga: Ebu Musa Eshariu

Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejdi, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ kërkoi një tas me ujë: i lau duart dhe fytyrën, e pastaj shpëlau gojën me ujë për ta kthyer sërish ujin në enë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 196

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?