20. Vlera e namazit në Xhaminë e Mekës dhe Medinës

1. Nënkapitulli: Vlera e namazit në xhaminë e Mekës dhe Medinës

1188. Nga: Ebu Seid Hudriu

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Abdulmelik ibn Umejri se Kazeja tregon: “E kam dëgjuar Ebu Seidin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke i thënë katër gjëra: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ. Ai ka marrë pjesë në dymbëdhjetë beteja së bashku me Pejgamberin ﷺ...”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1188

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

1189. Nga: Ebu Hurejra

Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zuhriu, e ky nga Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk merret rrugë, duke pasur për qëllim madhërimin e një vendi, përveçse në tri xhamitë:

1. Xhaminë e Shenjtë (Qabenë),

2. Xhaminë e Pejgamberit ﷺ,

3. Xhaminë Aksa.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1189

Fjalë të panjohura?

1190. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Zejd ibn Rabahu dhe Ubejdullah ibn Ebu Abdullah Egarri, e këta nga Ebu Abdullah Egarri se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një namaz në këtë xhaminë time është më i vlefshëm sesa një mijë namaze jashtë saj, përveç në Xhaminë e Qabesë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1190

Fjalë të panjohura?

2. Nënkapitulli: Xhamia e Kubasë

1191. Nga: Abdullah ibn Omeri

Jakub ibn Ibrahimi, e ky është Devrakiu, na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Uleje, e këtë e ka lajmëruar Ejubi se Nafiu tregon se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e falte namazin e duhasë vetëm në dy ditë të caktuara: ditën kur vinte në Mekë, e kjo ndodhte paradite, e bënte tavafin dhe i falte dy rekate mbrapa Mekamit (të Ibrahimit); si dhe ditën kur shkonte në Xhaminë e Kubasë, ku shkonte çdo të shtunë dhe, nëse hynte në xhami, urrente të dilte nga aty pa u falur. Po ashtu, tregonte se i Dërguari i Allahut ﷺ e vizitonte Kubanë, qoftë hipur në mjet udhëtimi, qoftë këmbas.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1191

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

1192. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thoshte: “E veproj këtë ashtu siç i kam parë shokët e mi duke e vepruar. Nuk ndaloj askënd të falet në asnjë pjesë të ditës ose të natës, por mos synoni lindjen a perëndimin e diellit (për të falur namaz).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1192

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

3. Nënkapitulli: Vizitimi i Xhamisë së Kubasë çdo të shtunë

1193. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Muslimi, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ vente në Xhaminë e Kubasë çdo të shtunë, këmbas ose hipur në kafshë.

Ngjashëm vepronte edhe Abdullahu (Ibn Omeri).

Referenca: Sahihu i Buhariut 1193

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

4. Nënkapitulli: Shkuarja në xhami të Kubasë duke ecur ose me mjet udhëtimi

1194. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ vente në Kuba këmbas ose hipur në mjet udhëtimi.

(Në një transmetim tjetër) Ibn Numejri ka shtuar: “Na ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Nafiu (e ky nga Ibn Omeri i cili ka thënë): “Aty (Pejgamberi ﷺ) i falte dy rekate.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1194

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

5. Nënkapitulli: Vlera e vendit mes varrit të Pejgamberit ﷺ dhe minberit të tij (Revdas)

1195. Nga: Abdullah ibn Zejd Maziniu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Abdullah ibn Ebu Bekri, e ky nga Abad ibn Temimi se Abdullah ibn Zejd Maziniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Pjesa mes shtëpisë dhe minberit tim është një prej kopshteve të Xhenetit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1195

Fjalë të panjohura?

1196. Nga: Ebu Hurejra

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Hubejb ibn Abdurrahmani, e ky nga Hafs ibn Asimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pjesa mes shtëpisë dhe minberit tim është një prej kopshteve të Xhenetit, ndërsa minberi im është mbi Hauzin tim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1196

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

6. Nënkapitulli: Xhamia Bejtul Makdis

1197. Nga: Ebu Seid Hudriu

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdulmeliku se Kazeja, i çrobëruari i Zijadit, tregon: “E kam dëgjuar Ebu Seid Hudriun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke i përmendur prej Pejgamberit ﷺ katër gjëra, të cilat më pëlqenin dhe më ngazëllenin.

Ai ka thënë:

1. “Gruaja të mos udhëtojë në largësi prej dy ditësh, përveçse me burrin ose kujdestarin e saj;

2. Të mos agjërohen dy ditë: dita e Bajramit të Fitrit dhe ajo e Kurbanit;

3. Pas dy namazeve nuk ka namaz (vullnetar): pas namazit të sabahut, derisa të lindë dielli, si dhe pas namazit të ikindisë, derisa të perëndojë;

4. Nuk lejohet udhëtimi enkas për madhërimin e një vendi, përveç në tri xhamitë: Xhaminë e Qabesë, Xhaminë Aksa dhe xhaminë time.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1197

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?