Hadithet e ngjashme me hadithin 1191
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1191. Nga: Abdullah ibn Omeri
Jakub ibn Ibrahimi, e ky është Devrakiu, na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Uleje, e këtë e ka lajmëruar Ejubi se Nafiu tregon se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e falte namazin e duhasë vetëm në dy ditë të caktuara: ditën kur vinte në Mekë, e kjo ndodhte paradite, e bënte tavafin dhe i falte dy rekate mbrapa Mekamit (të Ibrahimit); si dhe ditën kur shkonte në Xhaminë e Kubasë, ku shkonte çdo të shtunë dhe, nëse hynte në xhami, urrente të dilte nga aty pa u falur. Po ashtu, tregonte se i Dërguari i Allahut ﷺ e vizitonte Kubanë, qoftë hipur në mjet udhëtimi, qoftë këmbas.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1191
Fjalë të panjohura?
1194. Nga: Abdullah ibn Omeri
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ vente në Kuba këmbas ose hipur në mjet udhëtimi.
(Në një transmetim tjetër) Ibn Numejri ka shtuar: “Na ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Nafiu (e ky nga Ibn Omeri i cili ka thënë): “Aty (Pejgamberi ﷺ) i falte dy rekate.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1194
Fjalë të panjohura?
1193. Nga: Abdullah ibn Omeri
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Muslimi, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ vente në Xhaminë e Kubasë çdo të shtunë, këmbas ose hipur në kafshë.
Ngjashëm vepronte edhe Abdullahu (Ibn Omeri).
Referenca: Sahihu i Buhariut 1193
Fjalë të panjohura?