Sahihu i Buhariut — Hadithi 204
48. Nënkapitulli: Mes’hu mbi meste
204. Nga: Amër ibn Umeje Damriu
Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme, e ky nga Xhaferi, i biri i Amër ibn Umeje Damriut, se babai i tij Amër ibn Umeje (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka parë Pejgamberin ﷺ duke u dhënë mes'h mesteve.
Transmetimin e Shejbanit e forcojnë Harb ibn Shedadi dhe Ebani nga Jahjai.