Sahihu i Buhariut — Hadithi 205

48. Nënkapitulli: Mes’hu mbi meste

205. Nga: Amër ibn Umeje Damriu

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Evzaiu, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme, e ky nga Xhafer ibn Amri, se babai i tij Amër ibn Umeje (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam parë Pejgamberin ﷺ duke u dhënë mes'h çallmës dhe mesteve.”

Mameri e forcon transmetimin e Evzaiut nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme, e ky nga Amri se ka thënë: “E kam parë Pejgamberin ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 205

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?