Sahihu i Buhariut — Hadithi 2054
3. Nënkapitulli: Shpjegimi i gjërave të dyshimta
Hasan ibn Ebu Sinani ka thënë: "Nuk kam parë diçka më të lehtë sesa devocioni: braktisi gjërat e dyshimta dhe merru me të padyshimtat."
2054. Nga: Adij ibn Hatimi
Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Abdullah ibn Ebu Seferi, e ky nga Shabiu se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyeta Pejgamberin ﷺ për gjahun e goditur me hu të mprehtë, e në atë rast më tha:
- “Nëse e godet me majë, haje, e, nëse e godet me trupin e hurit dhe e mbyt gjahun, mos e ha, sepse kjo konsiderohet e mbytur nga goditja (e jo nga therja).”
- O i Dërguari i Allahut, po nëse e lëshoj qenin dhe them “bismilah”, por bashkë me qenin tim te gjahu has ndonjë qen tjetër, për të cilin nuk kam thënë “bismilah”, ndërkohë nuk di se cili prej tyre e ka gjuajtur (gjahun)? - e pyeta.
- “Mos e ha, sepse ti ke thënë “bismilah” për qenin tënd, e jo për tjetrin.”