Sahihu i Buhariut — Hadithi 2065

12. Nënkapitulli: Ajeti: “... Jepni pa u kursyer nga të mirat që keni fituar...”

2065. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ebu Vaili, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!‎‎) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Gruaja që jep (lëmoshë) prej ushqimit të shtëpisë, pa e dëmtuar familjen, do ta ketë shpërblimin për atë që ka dhënë, kurse burrit të saj i takon shpërblimi për atë që ka fituar. Madje, edhe punëtorit të depos (i cili e kryen urdhrin e pronarit) i takon aq shpërblim, pa iu zvogëluar shpërblimi asnjërit prej tyre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2065

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?