Sahihu i Buhariut — Hadithi 2078

18. Nënkapitulli: Shtyrja e afatit të borxhit skamnorit

2078. Nga: Ebu Hurejra

Hisham ibn Amari na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Hamzai, e këtij i ka treguar Zubejdi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një tregtar u jepte borxh njerëzve dhe, kur qëllonte te ndonjë skamnor, shërbëtorëve të vet u thoshte: “Faljani borxhin, me shpresë se Allahu do të na falë ne.” Kështu, Allahu e fali atë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2078

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?