Sahihu i Buhariut — Hadithi 2107

42. Nënkapitulli: Kohëzgjatja e së drejtës për ndryshimin e kontratës shitblerëse

2107. Nga: Abdullah ibn Omeri

Sadaka na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdulvehabi, e ky e ka dëgjuar Jahjain, e ky e ka dëgjuar Nafiun se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dy palët tregtuese janë të lira të ndryshojnë kontratën shitblerëse derisa të ndahen, përveç nëse kontrata lihet e hapur, në zgjedhje të palëve (me pajtimin e të dy palëve).”
Nafiu thotë: “Sa herë që Ibn Omeri blinte diçka që i pëlqente, menjëherë largohej prej pronarit (të produktit).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2107

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?