Sahihu i Buhariut — Hadithi 2111

44. Nënkapitulli: Dy palët tregtuese janë të lira të ndryshojnë kontratën shitblerëse derisa të ndahen

Këtë e kanë pohuar: "Ibn Omeri, Shurejhu, Shabiu, Tavusi, Atai dhe Ibn Ebu Mulejke."

2111. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dy palët tregtuese janë të lira të ndryshojnë kontratën shitblerëse derisa të ndahen, përveç nëse kontrata lihet e hapur, në zgjedhje të palëve.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2111

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?