Sahihu i Buhariut — Hadithi 2112

45. Nënkapitulli: Kontrata shitblerëse konsiderohet e mbyllur nëse njëra palë i jep të drejtë zgjedhjeje tjetrës për ta mbyllur kontratën dhe ajo pranon

2112. Nga: Abdullah ibn Omeri

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur dy palë bëjnë tregti, kanë të drejtë zgjedhjeje që ta ndryshojnë kontratën derisa të ndahen prej njëra tjetrës, përveç nëse njëra palë i jep të drejtë zgjedhjeje tjetrës për ta mbyllur kontratën dhe ajo pranon, në atë rast kontrata mbyllet. Nëse ndahen prej njëra-tjetrës dhe asnjëra palë nuk e prish kontratën, kontrata konsiderohet e mbyllur.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2112

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?