Sahihu i Buhariut — Hadithi 2113

46. Nënkapitulli: A lejohet shitblerja nëse shitësi e lë kontratën hapur?

2113. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kontrata shitblerëse mes dy palëve tregtuese nuk mbyllet derisa të ndahen prej njëra-tjetrës, përveç nëse kontrata lihet e hapur (në zgjedhje të palëve).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2113

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?