Sahihu i Buhariut — Hadithi 2115

47. Nënkapitulli: Nëse blen diçka dhe menjëherë ia dhuron dikujt tjetër pa u ndarë palët tregtuese ose blen një rob dhe menjëherë e liron, ndërsa shitësi nuk kundërshton

Tavusi, në lidhje me atë që blen një produkt me pajtimin e shitësit dhe e shet menjëherë, ka thënë: "Këtij i takon fitimi, ndërkohë kontrata shitblerëse me shitësin e parë konsiderohet e mbyllur."

2115. Nga: Abdullah ibn Omeri

Humejdi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në një udhëtim me Pejgamberin ﷺ, isha i hipur mbi një deve të vështirë të Omerit. Nuk më bindej, madje shpesh ngutej e i tejkalonte të gjithë. Kur Omeri i bërtiste, sprapsej.” Pejgamberi ﷺ i tha Omerit:

- “Ma shit (këtë deve)!”

- Falur të qoftë, o i Dërguari i Allahut, ia ktheu Omeri!

- “Shitma!” - i tha sërish i Dërguari i Allahut ﷺ.

Kështu, Omeri ia shiti devenë të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili pastaj tha: “Po ta jap ty, o Abdullah ibn Omer. Vepro ç'të duash me të.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2115

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?